Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona, pas yllit të Sevillas

Barcelona ka shprehur interesim për lojtarin e Sevillas që vlerësohet shumë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Jules Kounde, që shihet si opsion për kohë të gjatë në mbrojtjen e ekipit nga Katalunja.

Nënkampionia e La Ligës edicionin e shkuar synon përforcime para sezonit të ri në fazën e mbrojtjes. Megjithatë, trajneri Ronald Koeman ende nuk ka bërë ndonjë përforcim në fazën defensive, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

21-vjeçari francez, Kounde, shihet si opsion potencial, por “Mundo Deportivo” shkruan se për të duhet të pritet edhe 12 muaj.

Kjo vonesë është për shkak të rëndësisë që e ka Kounde në formacionin e trajnerin Julen Lopetegui.

Në vitin 2019, Kounde kaloi te Sevilla nga skuadra franceze Bordeaux.

Sevilla nuk pritet që ta shesë 21-vjeçarin tani, ndërsa klauzola e lirimit të tij është 75 milionë euro.