Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pas dyshes së Valencias

Foto: Reuters

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për dy futbollistët e Valencias, kapitenin Dani Parejo dhe sulmuesin Rodrigo Moreno. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga "Super Deporte".

Mësohet se Barça tashmë ka kontaktuar Valencian dhe ka nisur negociatat për lojtarët e lartëpërmendur që i sheh si përforcime të duhura për edicionin e ri. Për të dy lojtarët, Barcelona është e gatshme të shpenzojë rreth 80 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Mesfushori Parejo në edicionin e fundit ka patur paraqitje të mira derisa sulmuesi Rodrigo ka shkëlqyer. Rodrigo 27-vjeçar, ka shënuar 17 gola në edicionin e fundit dhe është reprezentues i Spanjës. Si Rodrigo ashtu edhe Parejo, kanë kontrata me Valencian deri në vitin 2022.