Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia kërkon mbi 100 milionë euro për Rodrigon

Skuadra e Valencias do ta lirojë sulmuesin Rodrigo Moreno nëse merr një ofertë mbi 100 milionë euro.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të dielën se Valencia po insiston se Rodrigo ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, të cilën duhet patjetër ta paguajë klubi që e do sulmuesin 27-vjeçar, transmeton “Koha Ditore”.

Rodrigo edicionin e shkuar shënoi 16 gola në 31 paraqitje në La Liga, kurse ishte pjesë e Spanjës në botërorin “Rusia 2018”.

Rodrigo në vitin 2015 iu bashkua Valencias nga skuadra e Benficas për 30 milionë euro. Ai ka kontratë me Valencian deri në verën e vitit 2022.