Napoli është i interesuar në transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo, bën të ditur "Corriere dello Sport" të mërkurën.
Ndonëse Napoli prioritet për përforcim të sulmit e ka kolumbianin e Real Madridit, James Rodriguez, sulmuesi spanjoll Rodrigo po vlerësohet si alternativë tjetër. Rodrigo po ashtu po kërkohet edhe nga skuadra të Premier Leagues së Anglisë.
Valencia është e gatshme të dëgjoj ofertat për 28-vjeçarin. Reprezentuesi i Spanjës, Rodrigo stinorin e fundit luajti 51 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa realizoi 15 gola dhe asistoi dhjetë të tjerë. Te Valencia gjendet që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Benfica për 30 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm