Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pa Xavin takohet me Cadizin

Xavi

Ndeshjen e parë në edicionin e ri Barcelona do ta nisë të dielën nga ora 19:30, me ndeshjen që e zhvillon kundër Cadizit.

Ky ballafaqim do të luhet në “Olympic Stadium” në Montjuic, që do të jetë shtëpia e përkohshme e Barçës derisa të përfundohet rindërtimi i stadiumit ikonë, “Camp Nou”.

Por në ndeshjen e parë në shtëpi, lojtarët e Barcelonës nuk do ta kenë pranë trajnerin Xavi Hernandez, që për shkak të protestave, është përjashtuar nga loja në duelin e xhiros së parë që përfundoi pa gola në udhëtim te Getafe.

Edhe Raphinha nuk do të luajë shkaku i kartonit të kuq.

Kjo dyshe është e dënuar me dy ndeshje dhe do të mungojnë edhe në duelin kundër Villarrealit në udhëtim, më 27 gusht.

Edhe Barcelona pa avantazhin e “Camp Nout” këtë edicion, stadiumi më i madh në Evropë po rinovohet Sport Barcelona pa avantazhin e “Camp Nout” këtë edicion, stadiumi më i madh në Evropë po rinovohet

Barcelona në edicionin e kaluar kur e fitoi titullin e kampionit, shkëlqeu sidomos në fazën e mbrojtjes, duke pranuar vetëm katër gola në 19 ndeshje në “Camp Nou”.

Dy prej tyre erdhën në humbjen nga Real Sociedadi, kur skuadra “blaugrana” veçse e kishte fituar titullin.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja ishte nikoqire e Lojërave Olimpike 1992, ndërsa së fundmi i shërbeu edhe rivalit lokal të Barcelonës, Espnayolit, nga viti 1997 deri në vitin 2009.

Ka kapacitet me më pak se 50 mijë ulëse, sa gjysma e stadiumit “Camp Nou”.

Por, ishte pikërisht ky stadium, ku Lionel Messi bëri debutimin si profesionist në vitin 2004.

Edhe Barça synon ta mbrojë titullin pa Yamalin në përbërje Futboll Barça synon ta mbrojë titullin pa Yamalin në përbërje

Real Madridi ndërkohë luan të shtunën nga ora 19:30 në udhëtim tek Almeria.

Jude Bellingham dha shpresa se do të bëhet ylli i ri i skuadrës së Real Madridit, pas paraqitjes që pati në fitoren 2:0 në ndeshjen e parë në udhëtim tek Athletic Bilbao.

Ai shënoi gol ndërsa u përgëzua nga Carlo Ancelotti.

Në duelin kundër Almerias mund të debutojë edhe portieri Kepa Arrizabalaga, pasi u huazua nga Chelsea për një edicion.

Megjithatë, madrilenët në radhët e veta nuk do ta kenë portierin Thibaut Courtois dhe qendërmbrojtësin Eder Militao, që janë të dëmtuar rëndë në ligamentet e gjurit.

Edhe Barça e pret Alavesin, Reali luan në udhëtim te Girona Futboll Barça e pret Alavesin, Reali luan në udhëtim te Girona

Atletico Madridi të dielën nga ora 21:30 luan në udhëtim te Real Betisi.

Ndeshjen e parë Atletico e fitoi me rezultatin 3:1 përballë Granadas.