Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk do të bëjë transferime në janar

Foto: AP

Drejtuesit e Barcelonës kanë paralajmëruar trajnerin Ronald Koeman se gjasat janë shumë të vogla për të bërë ndonjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë “Mundo Deportivo” të enjten.

Te Barcelona e kanë parasysh se nëse nuk do të ketë largime, atëherë nuk ekzistojnë kapacitetet financiare për të sjellë përforcime në “Camp Nou” përkundër kërkesave të Koemanit. Holandezi i ka kërkuar klubit transferimin e sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësit të Manchester Cityt, Eric Garcia.

“Klubi ka paralajmëruar Koemanin se nëse nuk do të ketë largime të lojtarëve, atëherë në janar nuk do të bëhet asnjë përforcim”, ka shkruar ndër të tjera “Mundo Deportivo”.

Artikuj të ngjashëm