Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Kounden

Pas Real Madridit, Arsenalit e Manchester Unitedit, edhe skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde ka raportuar të hënën “Mundo Deportivo”.

Mësohet se Barcelona po e bën gati ofertën për ta bindur Sevillan në lirimin e Koundes gjatë kësaj vere. Kounde është i gatshëm të largohet nga Sevilla pas paraqitjeve të mira sezonin e fundit dhe po synon që karrierën ta vazhdojë në një klub më të madh. Ai aktualisht ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 70 milionë eurosh. Kounde 22-vjeçar ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 kurse në edicionin 2020/21 ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 49 paraqitje në të gjitha garat.