Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Kessien

Franck Kessie pritet të largohet nga Milani në verën e vitit të ardhshëm.

Pas Manchester Unitedit, në garë për Kessien ka hyrë edhe Barcelona, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kessie nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin dhe në verën e vitit 2022, do të mbetet lojtar i lirë pasi i skadon marrëveshja me klubin italian.

Këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë Unitedi e Milani, të cilat mund ta marrin Kessien pa pasur nevojë që të paguajnë dëmshpërblim.