Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ndjek Kessien

Barcelona është duke punuar në përgatitjen e skuadrës së saj për sezonin e ardhshëm. Interesim së fundi ka shprehur për mesfushorin e Milanit, Franc Kessie, raporton “Marca” të enjten.

Kessie mbetet pa kontratë në verë dhe Barcelona po shpreson ta marr si lojtar të lirë.

Milani bleu Kessien nga Atalanta për 24 milionë euro në vitin 2019, por vlera e tij aktuale në treg është 40 milionë euro.

Kessie shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, i cili në qershorin e ardhshëm mbush 34 vjet.