Dueli mes Barcelonës dhe Napolit, do të jetë derbi i fazës së nokautit të Ligës së Evropës pas shortit të tërhequr të hënën.
Barcelona do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës pas eliminimit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 21 vjetësh.
Ndeshjet e para të 1/8 së finales të Ligës së Evropës, do të zhvillohen më 17 shkurt të vitit të ardhshëm kurse ato të kthimit pas një javë.
Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit, do të luhet në stadiumin “Camp Nou”.
Çiftet tjera të fazës nokaut të Ligës së Evropës, janë: Sevilla – Dinamo Zagreb, Atalanta – Olympiacos, Leipzig – Real Sociedad, Zenit – Real Betis, Borussia Dortmund – Rangers, Sheriff – Brava dhe Porto – Lazio.
Finalja e këtij edicioni të Ligës së Evropës, do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.