Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me stadium dhe statujë për Johan Cruyffin

Presidenti i FC Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar të shtunën se një stadium i ri i destinuar për ekipin B të klubit, do të mbajë emrin e Johan Cruyffit dhe se një statujë e lojtarit të madh holandez do të vendoset në stadiumin Camp Nou.

“Kjo është një kënaqësi për mua që të bëj të ditur se stadiumi që do të jetë në kompleksin sportiv nuk do të jetë me Miniestadi, por do të quhet stadiumi Johan Cruyff”, deklaroi Bartomeu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi do të iniciojë një statujë përkujtimore për Johan Cruyffin që do të vendoset në Camp Nou”, theksoi presidenti i Barça.

Me rastin e vitit të parë të ndarjes nga jeta e Cruyff, djali i tij Jordi, deklaroi se familja është “shumë e nderuar” për këtë iniciativë te Barça.

Johan Cruyff është një prej futbollistëve dhe trajnerëve të mëdhenj të FC Barcelonës, duke fituar 13 trofe, mes të cilave si trajner, Ligën e parë të Kampionëve nga klubi në 1992.