Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me gjashtë mungesa ndaj Bayern Munichut

Barcelona do të kërkojë ta nisë me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle të martën nga ora 21:00 në stadiumin “Camp Nou” është nikoqire e Bayern Munichut.

Trajneri Ronald Koeman për këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e gjashtë futbollistëve shkaku i lëndimeve: Sergio Aguero, Martin Braithwaite, Ousmane Dembele, Sergino Dest, Ansu Fati e Sergio Roberto.

Kjo ndeshje i takon Grupit E.