Lëndimet e futbollistëve do ta detyrojnë trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmannin, të bëjë ndryshime për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, që e luan në shtëpi ndaj Barcelonës me dyer të mbyllura prej orës 21:00.
Bayerni është tashmë në fazën e nokautit të Championsit, por dëshiron fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të fazës grupore. Në fakt, Bayerni llogaritet favorit pavarësisht ndryshimeve përballë Barcelonës, të cilën e mposhti 3:0 në “Camp Nou” në muajin shtator.
Barcelona është e dyta në Grupin E, por patjetër ka nevojë për një fitore në stadiumin “Allianz Arena”, i cili do të jetë pa tifozë për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19 në Bavari, për të garantuar një vend në 1/8 e finales të kësaj gare elitare. Nagelsmann planifikon që të futet në fushë me “skuadrën më të mirë në dispozicion” të Bayernit, por të paktën dy nga yjet e tij ka gjasa të mëdha që t’i mungojnë – mesfushori Leon Goretzka e sulmuesi Serge Gnabry.
“Leoni ndërpreu stërvitjen përsëri, ai ndoshta nuk do të luajë, gjithashtu edhe Gnabry”, tha Nagelsmann në konferencën për shtyp të martën.
Ky duel i Championsit, gjithashtu vjen shumë herët edhe për Eric Maxim Choupo-Motingun e Joshua Kimmichit, të cilët janë në prag të largimit nga karantina pasi rezultuan pozitivë pas testimit për Covid-19. Nagelsmann zbuloi se në rastin e Choupo-Motingut, “efektet e mëvonshme të infeksionit janë ende të tilla, që do të presim deri javën e ardhshme nëse ai është negativ”.
Edhe
Bayerni synon ta mposhtë Parisin edhe në Munih
Ndërkohë, Kimmich është vendosur t'i japë fund izolimit në shtëpi në ditën e lojës, por “pas një pushimi katërjavor nuk ka kuptim” që ai të luajë, shtoi Nagelsmann.
Trajneri i Bayernit tha se është “ndjenjë e çuditshme” të përballet me Barcelonën në tribunat e zbrazëta të stadiumit “Allianz Arena”. Megjithatë, ai insistoi se së bashku me ekipin e tij duan të kenë një rekord të përsosur në fazën e grupeve prej gjashtë fitoresh, me gjithë kualifikimin tashmë në fazën e nokautit. Për Nagelsmannin është shumë e rëndësishme që të fitohet edhe ndeshja e gjashtë. Hera e vetme që Bayerni më parë kishte gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në fazën e grupeve ishte në sezonin 2019/20, në të cilin krahas triumfit në Ligën e Kampionëve, i fitoi edhe titullin dhe Kupën e Gjermanisë. Nagelsmann ka parë tashmë ndikimin e Xavi Hernandezit, i cili mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës katër javë më parë, por pësoi humbjen e parë si trajner fundjavën e kaluar. Ai ka paralajmëruar futbollistët e tij se Barcelona do të dalë në fushë për ta fituar ndeshjen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbetet në Ligën e Kampionëve.
“Barcelona me Xavin po aplikon një lojë me presion sikurse në kohën e Pep Guardiolas. Kështu që nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë. E kemi parasysh që Barcelonës i duhet fitorja, por synimi ynë është që të kemi një rekord perfekt në fazën e grupeve”, insistoi Nagelsmann.
Ndërkohë, Xavi ka thënë se Barcelona do ta shkruajë historinë ndaj Bayernit, pasi do ta fitojë këtë ndeshje për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës. Barçës patjetër i duhet fitorja ndaj Bayernit, në të kundërtën rrezikon eliminimin nga Championsi dhe vazhdimin e garave në Ligën e Evropës nëse në ndeshjen tjetër të grupit Benfica triumfon ndaj Dynamo Kievit. Benfica është e treta në grup me pesë pikë dhe llogaritet favorite përballë Dynamos, që ka tubuar vetëm një pikë në pesë ndeshje. Në konferencën për shtyp, Xavi është shprehur optimist dhe ka insistuar se është i bindur që Barcelona do të shënojë fitore pavarësisht rezultateve jo të mira që i ka pasur këtë sezon.
“Unë kam punuar me ekipin për ta fituar ndeshjen dhe për të avancuar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Ne jemi Barcelona dhe duhet patjetër ta fitojmë këtë ndeshje, ky është realiteti. Ndaj Bayernit mund të shkruajmë historinë duke shënuar fitoren e parë në histori të klubit në Munich. Ky edhe do të jetë synimi ynë kryesor, sepse kualifikimi varet prej këtyre tri pikëve”, është shprehur Xavi. “Duhet pranuar se Bayerni është një prej skuadrave më të mira në botë, por ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje të rëndësishme. Nuk besoj që humbja e fundit ka ndikuar te lojtarët, të cilët janë të fokusuar për ta dhënë maksimumin. Ne tashmë i kemi harruar të gjitha humbjet këtë edicion dhe mendjen e kemi te fitorja ndaj Bayernit. Do të dalim në fushë për ta dominuar lojën nëpërmjet posedimit të topit, ndonëse aspak nuk do të jetë lehtë. Megjithatë, ne do të japim gjithçka nga vetja për të mbetur në Ligën e Kampionëve”.
E mërkurë
Grupi E
Bayern – Barcelona (21:00)
Benfica – Dynamo K. (21:00)
1. Bayern M. 5 15
2. Barcelona 5 7
3. Benfica 5 5
4. Dynamo K. 5 1
Grupi F
Atalanta – Villarreal (21:00)
Man. Utd – Y. Boys (21:00)
Edhe
Bayerni ende pa fitore këtë vit dhe në kërkim të përgjigjeve
1. Man. Utd 5 10
2. Villarreal 5 7
3. Atalanta 5 6
4. Y. Boys 5 4
Grupi G
Salzburg – Sevilla (21:00)
Wolfsburg – Lille (21:00)
1. Lille 5 8
2. Salzburg 5 7
3. Sevilla 5 6
4. Wolfsburg 5 5
Grupi H
Juventus – Malmo (18:45)
Zenit – Chelsea (18:45)
1. Chelsea 5 12
2. Juventus 5 12
Edhe
Leipzigu e pret Bayernin me shpresën për ta bërë ligën më interesante
3. Zenit 5 4
4. Malmo 5 1