Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mban De Jongun

Frenkie de jong

Frenkie De Jong nuk do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji.

“Marca” bën të ditur të premten se drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendim për ta mbajtur holandezin të paktën deri në fund të sezonit.

De Jongu po konsiderohet si lojtar i rëndësishëm nga trajneri Xavi Hernandez dhe për këtë arsye nuk do të shitet.

Mësohet se Barça tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat për 25-vjeçarin.

De Jongu ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në La Liga këtë sezon, ndërsa ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Ai është pjesë e Barçës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga skuadra e Ajaxit.