Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona luan ndaj Vallecanos në ndeshjen e mbetur

Barcelonës do t’i duhet mrekullia për ta fituar La Ligën sivjet, ndërsa tani vëmendja është kthyer në sigurimin e vendit të dytë dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Barça pësoi disfatë 1:0 nga Cadizi në ndeshjen e fundit në “Camp Nou”, por u kthye te fitorja të enjten mbrëma, pasi mposhti Real Sociedadin 1:0.

Rayo Vallecano në vikendin e kaluar e fitoi ndeshjen e parë në 13-të ballafaqimet e fundit, duke mposhtur Espanyolin 1:0.

Njeriu në formë te Barcelona është Pierre-Emerick Aubameyang, që ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje për Barcelonën.

Ndeshja Barcelona – Rayo Vallecano luhet të dielën dhe është ndeshje e mbetur e xhiros së 21-të.

Artikuj të ngjashëm