Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona “shokohet” në shtëpi nga Vallecano

barcelona, la liga, vallecano, sport, futboll

Barcelona është befasuar të dielën në shtëpi nga Rayo Vallecano, duke u mposhtur me rezultatin 1:0.

Te Vallecano ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i krahut Ivan Balliu.

Ndeshja e mbetur i ka takuar xhiros së 21-të të La Ligas.

Golin e tri pikëve për Vallecanon e shënoi Alvaro Garcia në minutën e shtatë të ndeshjes.

Barça e dominoi takimin duke krijuar 13 shanse shënimi, por nuk arriti të gjente golin.

Katalunasit mbajnë pozitën e dytë me 63 pikë pas 33 ndeshjeve, sa i ka edhe Sevilla në vendin e tretë.

Lider është Real Madridi me 78 pikë.

Rayo Vallecano është në vendin e 11-të me 40 pikë nga 33 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm