Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton me golin e Aubameyangut

barcelona, la liga, Pierre-Emerick Aubameyang, sporti

Barcelona e ka fituar ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligës spanjolle.

Të enjten mbrëma, Barcelona fitoi në udhëtim te Real Sociedadi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 11-të. Pas një aksioni të gjatë, sulmuesi nga Gaboni shënoi me kokë pas harkimit të Ferran Torresit.

Për Aubameyangun, ishte goli i 11-të i shënuar me fanellën e Barcelonës në 14-të ndeshjet e fundit.

Adnan Januzaj te Sociedadi luajti deri në minutën e 87-të.

Edhe Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga Futboll 9 muaj më parë Barcelona fiton dhe bëhet lidere në La Liga

Me këtë fitore, Barcelona barazohet me pikë me Sevillan, nga 63 secila, por “Blaugrana” e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Sociedadi është në vendin e gjashtë me 55 pikë, në 33 ndeshje të luajtura.