Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona largoi 9 lojtarë, përfitoi 125 milionë euro

Për skuadrën e Barcelonës, pavarësisht transferimeve të Malcolmit, Arturo Vidalit, Clement Lengletit e Arthurit, kjo verë ka pasur të bëjë me balancimin e librave dhe "pastrimin e ekipit".

Me nëntë lojtarë të larguar nga "Camp Nou" - gjashtë me dëmshpërblim - Barcelona ka bërë të hyra 125 milionë eurosh. Ndërkohë, blerje ka vetëm një milion më shumë - 126 milionë euro për katër lojtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Blerësi më i madh i Barçës gjatë kësaj vere ishte Premier League. Katër lojtarë të Barcelonës, në edicionin e ri do të luajnë në kampionatin anglez. Gerardo Deulofeu te Watfordi, që pagoi 15 milionë euro dhe Lucas Digne, Yerry Mina e Andre Gomes tek Evertoni. Gomes u huazua për një vit tek ekipi anglez për dy milionë euro, kurse për Dignen e Minan, Evertoni pagoi 50 milionë euro dëmshpërblim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)