Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kthen sytë kah sulmuesi Ben Yedder

Në rast se dështon në transferimin e Robert Lewandoëskit, Barcelona do të fokusohet në transferimin e sulmuesit të Sevillas, Wissam Ben Yedder. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Francezi 31-vjeçar është i hapur të largohet nga Sevilla për ta vazhduar karrierën te Barcelona. Ekipi nga “Camp Nou” mund ta sigurojë Ben Yedderin për 20 milionë euro, pasi sulmuesi ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024.

Ai është pjesë e Sevillas prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Monaco e Toulouse. Në sezonin e fundit, ai shënoi 32 gola në të gjitha garat për Sevillan.