Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona konfirmon se Pjaniq ka pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori i ri i skuadrës, Miralem Pjaniq është testuar pozitiv për koronavirus.

Boshnjaku Pjaniq është transferuar te Barcelona nga Juventusi për dëmshpërblim që mund të shkojë deri në 65 milionë euro.

“Miralem Pjaniq është testuar për COVID-19 më 22 gusht, pasi ka pasur disa shqetësime. Ka pranuar rezultat pozitiv. Ai ka shëndet të mirë dhe është i izoluar në shtëpi”, thuhet në një komunikatë të Barcelonës.

“Për këtë arsye lojtari nuk do të udhëtojë për në Barcelonë edhe 15 ditë”.