Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin e Tottenhamit, Davinson Sanchez.
Mediat spanjolle kanë raportuar të premten se klubi spanjoll e sheh Sanchezin si përforcim ideal në fazën e mbrojtjes.
Katalonasit pritet të dërgojnë një ofertë mbi 50 milionë euro për mbrojtësin kolumbian.
24-vjeçari këtë sezon ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Jose Mourinho.
Sanchez ka kontratë me londinezët deri në vitin 2024. Ai u transferua te Tottenhami nga Ajaxi në vitin 2017 për 40 milionë euro.