Skuadra e Barcelonës kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Ajaxit, argjentinasin Lisandro Martinez, kanë raportuar mediumet e huaja.
Te Barcelona po e shohin Martinezin si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes pas paraqitjeve të mira që pati te Ajaxi në sezonin e fundit.
Për transferimin e tij, Barça është e gatshme të paguajë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.
Martinez 23-vjeçar në 42 ndeshje përgjatë sezonit 2020/21, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Martinez iu bashkua Ajaxit para dy vjetësh nga Defensa kurse ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.