Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Napolit, senegalezin Kalidou Koulibaly.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Barcelona tashmë e ka përcjellur nga afër Koulibalyn kohët e fundit dhe se dëshiron ta transferoj në fund të këtij edicioni.
Për kartonin e tij, Barça është e gatshmë të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim. Koulibaly te Barcelona shihet si pasardhës i Gerard Piques. Koulibaly 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023.
Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2014 kurse ka luajtur edhe te Genku e Metzi. Koulibaly ka edhe 32 paraqitje me Përfaqësuesen e Senegalit.