Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, holandezin Cody Gakpo, kanë njoftuar mediumet spanjolle të hënën.
Bëhet e ditur se Barcelona ka kohë që po e monitoron 22-vjeçarin, i cili ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e PSV Eindhovenit.
Ai ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 15 asistime në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për PSV-në, me të cilin ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro, kurse bëhet e ditur se Barça së shpejti do t’i nisë kontaktet me ekipin nga Eredivisie.
Gakpo vitin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Holandës. Ka shënuar një gol në katër paraqitje.
Artikuj të ngjashëm