Barcelona është duke planifikuar të bëjë ofertë në verë për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, shkruan “Don Balon”.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka punuar me mesfushorin spanjoll sa ishte te Real Betisi. Ceballos stinorin 2019-20 e ka kaluar te Arsenali, ku është i huazuar.
Edhe Arsenali është interesuar ta transferojë atë. Ceballos 23-vjeçar i ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e ka shënuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.
Artikuj të ngjashëm