Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Silvan

Skuadra e Barcelonës ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Bernardo Silvas, raporton “Fichajes” të martën. Bëhet e ditur se Barça po tenton ta testojë Manchester Cityn me një ofertë për Silvan në fund të këtij edicioni.

Portugezi është njëri prej lojtarëve kryesorë të Cityt dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 43 paraqitje këtë sezon për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

27-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017, ndërsa po kërkohet edhe nga Juventusi e Paris Saint-Germaini.