Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona firmos me Romeun

Barcelona ka firmosur me mesfushorin Oriol Romeu. Romeu është transferuar të mërkurën nga Girona, ka njoftuar Barça.

Romeu është prodhim i Akademisë së Barçës, La Masia.

Ka luajtur për ekipin e dytë të Barcelonës dhe kishte një paraqitje me ekipin e parë. Ishte më pas te Chelsea dhe te Valencia e Sttutgarti si huazim. Prej vitit 2015 deri në vitin 2022 ishte pjesë e Southamptonit, ndërsa kampionatin e kaluar ishte te Girona.

Romeu është 31-vjeçar dhe është transferimi i tretë i Barçës këtë verë.

Artikuj të ngjashëm