Barcelona ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Spanjë. Barcelona të martën mbrëma mposhti Osasunan me rezultatin minimal, 1:0.
Jordi Alba shënoi golin e fitores në minutën e 85-të.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së 33-të të La Ligas spanjolle.
Me këtë fitore, Barcelona është forcuar në vendin e parë me 82 pikë. Në vendi ne dytë është Reali me 68 pikë, kurse Osasuna në vendin e nëntë me 44 pikë.
Artikuj të ngjashëm