Barcelona gjatë verës pritet të bëjë ofertë për mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Christian Eriksen, i cili shihet si zëvendësues i Andres Iniestas.
Veterani spanjoll pritet të largohet nga Barça në drejtim të superligës kineze. Iniesta ka paralajmëruar se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe çdo gjë do të merret vesh në fund të muajit prill.
Sipas Daily Star, klubi spanjoll ka filluar përgatitjet për largimin e kapitenit dhe si rezultat i kësaj e dëshiron Eriksenin në verë.
Këtë sezon Erikseni ka realizuar 14 gola dhe 11 asistime për Tottenhamin në të gjitha garat.