Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e kërkon talentin e Bayernit

Barcelona mund ta transferojë në skuadër talentin 16-vjeçar të Bayern Munichut, Kenan Yildiz, i cili vlerësohet shumë.

Spanjollët dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, si përforcim për Barcelonën B, apo skuadrën e dytë.

Menaxherët e futbollistit të talentuar janë shumë të afërt me skuadrën “blaugrana”.

Kjo agjenci e lojtarëve përfaqëson dy futbollistë të skuadrës nga Katalunja, Ferran Torresin dhe Pedrin.