Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona dhe Real Madridi në “luftë” për Neymarin

Derbi i “El Clasicos” tani është bartur në afatin kalimtar veror me Barcelonën e Realin që janë vënë pas yllit të Parisit, Neymar.

Sipas medieve në Spanjë, të dy gjigantët spanjollë janë në bisedime me kampionin e Francës, për ta transferuar yllin brazilian Neymar, transmeton KTV.

Barcelona është e gatshme të ofrojë Philippe Coutinhon, Nelson Semedon dhe 50 milionë euro për Neymarin.

Nga ana tjetër, madrilenët mund t’i ofrojnë Parisit 120 milionë euro për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin nga Brazili.

Artikuj të ngjashëm