Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona dëshiron mbrojtësin e Marseilles në verë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka bërë Boubacar Kamaran të Marseilles prioritet për transferimin e verës, raporton Todo Fichajes.

Jashtë kontratës në verën e vitit 2022, mbrojtësi ka refuzuar ofertat e klubit për një marrëveshje të re dhe është vendosur të shitet në verë.

Meqë Barcelona është duke vuajtur në pjesën defanzive, Kamara shihet si përforcimi i duhur për katalanasit.