Barcelona do të mundohet ta përfundojë serinë negative të dy humbjeve rresht.
Gjigantja nga Katalonja të dielën do të jetë nikoqire e skuadrës së Levantes.
Të udhëhequrit e Ronald Koemanit pësuan disfatë 2:1 nga Cadizi në ndeshjen e fundit në La Liga.
Më pas, u mposhtën në shtëpi nga Juventusi në Ligën e Kampionëve. Kjo humbje madje bëri që ata ta humbin edhe vendin e parë në Grupin G.
Një tjetër humbje për Barcelonën do të bënte që ata të dalin nga top 10-ja në renditje, e që do ta shtonte edhe më shumë presionin në trajnerin Koeman.