Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça kërkon fitoren e tretë rresht

Foto: Reuters

Barcelona do ta kërkojë fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit spanjoll. Skuadra “Blaugrana” të shtunën do të jetë nikoqire e Valencias që ka formë të luhatshme sivjet. Ndeshja zhvillohet të shtunën në orën 16:15.

Skuadra e Ronald Koemanit i ka fituar dy ndeshjet e fundit në La Liga ndaj Levantes dhe Real Sociedadit dhe kaloi në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Valencia është në pozitën e 12. “Lakuriqët” i kanë fituar vetëm tri nga 13 ndeshje të ligës këtë sezon.

Synimi i nikoqires do të jetë që vitin 2020 ta mbyllë me fitore ndaj Valencias, e më pas edhe ndaj Real Valladolidit dhe Eibarit.

Në ndeshjen e edicionit të shkuar, ekipi nga Katalonja fitoi ndaj Valencias 5:2, por në katër duelet e fundit me “Los Che” në La Liga kanë marrë vetëm një herë pikët e plota.

Valencia që ka 14 pikë pas 13 ndeshjeve është në këtë pozitë si pasojë e largimit të shumë lojtarëve nga ekipi në verë. Edhe trajneri Javi Garcia më parë e pranoi se dëshiron të largohet nga “Mestalla”, por do të qëndrojë në klub për ta respektuar kontratën.

Edhe Ndeshje e vështirë për Barcelonën në La Liga Futboll 4 muaj më parë Ndeshje e vështirë për Barcelonën në La Liga

Skuadra e Garcias fitoi 4:2 në rundin e parë të Kupës së Mbretit të mërkurën, por nuk di për fitore në ligë qëkur e mposhti Real Madridin në shtëpi më 8 nëntor.

Vetëm tri pikë i ka marrë në katër ndeshjet e fundit. Megjithatë, gjashtë herë kampionia e La Ligës e ka humbur vetëm një ballafaqim në La Liga që prej 23 tetorit. Shpreson ta ndalë edhe Barcelonën.

Në fitore shpreson edhe Real Madridi në këtë fundjavë. Madrilenët e mbyllin edhe javën e 14 në La Ligën spanjolle, kur të dielën në orën 21:00 do të luajnë në udhëtim te Eibari.

Reali i udhëhequr nga Zinedine Zidane synon që ta fitojë takimin e pestë rresht në të gjitha garat.

Edhe Barcelona synon të kthehet te fitorja Futboll 5 muaj më parë Barcelona synon të kthehet te fitorja

Eibari është kah mesi i tabelës dhe i ka vetëm tri fitore në 13 ndeshje sivjet, me totalin e 15 pikëve.

Skuadra madrilene e ka pasur një muaj produktiv. Kaloi në fazën e 16 skuadrave më të mira në Champions League, mposhti Sevillan, Atletico Madridin dhe Athletic Bilbaon.