Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ofron Griezmann për Joao Felixin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu raportohet t’i ketë ofruar Atletico Madridit mundësinë që ta rikthejë në skuadër francezin, Antoine Griezmann.

Marca raporton se katalunasit janë të gatshëm ta ofrojnë Griezmannin për talentin portugez, Joao Felix, transmeton KOHA.

Kjo ofertë, e bërë pak ditë para humbjes prej 8 me 2 nga Bayerni, raportohet se është refuzuar nga Atletico, që ka një interesim për rikthimin e Griezmannit, por jo në shkëmbim të Felixit.

Raportohet se Atletico ka ofruar Thomas Lemarin dhe Diego Costan në vend të Felixit, si pjesë të shkëmbimit me Griezmannin.

Por, për këtë shkëmbim nuk ishte i interesuar Bartomeu.

Artikuj të ngjashëm