Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico nuk do ta blejë Griezmannin

Atletico Madridi ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit Antoine Griezmann.

Sipas “Cope” të premten, krerët e klubit madrilen nuk janë të kënaqur me paraqitjet e francezit këtë edicion dhe kanë njoftuar klubin e Barcelonës se do ta rikthejnë lojtarin.

Griezmann është i huazuar te Atletico Madridi deri në fund të këtij edicioni.

31-vjeçari në 27 paraqitje këtë edicion në La Liga ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime.

Francezi nuk pritet të qëndrojë as te Barcelona, që është në pritje të ofertave për sulmuesin.

Artikuj të ngjashëm