Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi nuk ka vendosur për Griezmannin

Atletico Madridi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e sulmuesit Antoine Griezmann.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Diego Simeone nuk është i bindur ende nëse do ta blejë përfundimisht kartonin e francezit.

Klubi spanjoll thuhet se do të vendosë gjatë janarit për të ardhmen e Griezmannit.

Griezmann është i huazuar nga Barcelona me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

30-vjeçari ka një gol të shënuar në 10 paraqitje për Atleticon.