Antoine Griezmann nuk po kalon momente të mira këtë edicion me Atletico Madridin.
Sulmuesi francez nuk ka arritur të gjejë formën e tij dhe vazhdimisht është kritikuar për paraqitjet e tij me klubin madrilen.
Griezmann në vitin 2022 ka shënuar vetëm një gol dhe atë në Kupën e Spajnës, ndërsa në La Liga ka 13 ndeshje pa shënuar gol.
Përkundër kësaj forme, “Mundo Deportivo” bëri të ditur të premten se Griezmann do të vazhdojë të jetë pjesë e Atleticos edhe për edicionin e ri.
Trajneri Diego Simemone ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Barcelona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 dhe e huazoi te Atletico verën e shkuar.