Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ofron Depayn dhe para për Konuden

Barcelona po e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Sevillas, Jules Konude.

Por marrëveshja mes krerëve të klubeve nuk është arritur ende.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur të dielën se drejtuesit e Barçës do të ofrojnë shërbimet e sulmuesi Memphis Depay për Konuden.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, po e dëshiron me çdo kusht qendërmbrojtësin për edicionin e ri.

Katalonjasit do të ofrojnë shërbimet e holandezit dhe një shumë të konsiderueshme parash për të arritur te Konude.

Francezi po kërkohet edhe nga Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm