Përfaqësuesit e Arsenalit dhe Barcelonës janë takuar për të diskutuar rreth transferimit të mbrojtësit Hector Bellerin, raportojnë mediat në Spanjë.
21-vjeçari është lidhur me një rikthim në klubin e fëmijërisë dhe gazeta spanjolle Sport raporton se dy klubet tashmë janë në bisedime për transferimin e tij.
Bellerini u transferua tek Arsenali nga akademia e Barcelonës në vitin 2011, por tani po lidhet me një rikthim që pritet t’i kushtojë Barçës 35 milionë funte.
Bellerin në nëntorin e vitit të kaluar ka vazhduar kontratën me Arsenalin deri në verën e vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm