Sport

Barça mposht Vallecanon, Suarezi vazhdon të shkëlqejë

Barcelona ka shënuar fitore prej 2 me 3 ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim.

Ishte Luis Suarez që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 11, transmeton Koha.net.

Vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar dy herë në vazhdim përmes Pozos e Garcias.

Por në fund të takimit Barça nuk lejoi befasinë, pasi shënoi dy herë. Dembele barazoi shifrat e për golin e fitores u përkujdes Luis Suarez.