Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça me ofertë të ‘çmendur’, ofron Coutinhon dhe 150 milionë euro për yllin e PSG-së

Barcelona duket se ka në letër planin më të madh në histori të transfereve.

Ata janë të gatshëm të ofrojnë yllin e skuadrës, Philipe Coutinhon, si dhe 150 milionë euro për shërbimet e Kylian Mbappe, shkruan “Don Balon”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesit katalunas mendojnë se kjo do të ishte e mjaftueshme për drejtuesit e PSG që ta lirojnë yllin e tyre.

“Blaugranët” janë admirues të të riut francez, i cili është edhe fitues i Kupës së Botës, por është e ditur se PSG-ja nuk do ta lirojë atë për shkak të financave, kështu që ata kanë ofruar edhe kualitet anash të hollave, shkruan ksp.

Coutinho është mik i mirë me Neymarin, gjë që më vonë do të mund ta bindte brazilianin për të vazhduar rrugëtimin në Ligue 1.