Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron Mbappen për Coutinhon

Paris Sanit-Germain është i gatshëm t'i ofrojë skuadrës së Barcelonës sulmuesin Kylian Mbappe, plus para në shkëmbim te mesfushorit brazilian Coutinho.

E përditshmja franceze “L'Equipe” raporton se PSG-ja ka vendosur ta largojë Mbappen për shkak të Neymarit, i cili nuk po ndihet mirë që po luan përkrah francezit dhe për këtë arsye i ka kërkuar klubit mundësinë e transferimit të Coutinhos, të cilin e ka mik të mirë.

Coutinho gjatë muajit të shkuar iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 160 milionë euro, derisa PSG-ja transferoi Mbappen nga Monaco për 180 milionë euro para fillimit të këtij edicioni.

"Mbappe do të sakrifikohet në fund të këtij edicioni, pasi PSG-ja ia ka ofruar Barçës për Coutinhon", ka shkruar "L'Equipe".