Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça interesohet për Dembelen

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi tjetër. Gazeta spanjolle “Sport” ka raportuar se sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele, shihet si pasardhës i Luis Suarezit.

Suarezi pritet të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Barcelonës. Dembele këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 24 gola për skuadrën e Lyonit.

24-vjeçari te skuadra franceze është transferuar në verën e vitit 2018, derisa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Interesim për sulmuesin francez kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera në Spanjë.