Te Barcelona janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Bruno Guimaraes në fund të edicionit aktual.
“Mundo Deportivo” shkruan të premten se Barcelona do ta sakrifikojë Robert Lewandowskin për të mbledhur fonde për brazilianin e Newcastle Unitedit.
Barcelona në verë do ta shesë polakun Lewandowski në Arabinë Saudite dhe do të bëjë ofertë zyrtare për Brunon, i cili është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Premier League.
26-vjeçari në janar të vitit të shkuar iu bashkua Newcastleit dhe këtë edicion ka 1 gol e 2 asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.
Ai ka kontratë me Newcastlein deri në verën e vitit 2028 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.