Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e Reali heqin dorë nga Salahu

Barcelona dhe Real Madridi janë ftohur në lidhje me transferimin e super egjiptianit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Në mediat e huaja thuhet se Barcelona ka sytë vetëm nga mesfushori francez i Athletico Madridit, Antoine Griezmann dhe nuk do të mund që t’i transferojë të dytë, kjo ka gëzuar drejtuesit e Liverpoolit të cilët mendojnë se Salah nuk do të ndjek rrugën e Coutinhos, transmeton KP.

Ndërsa skuadra tjetër e cila ishte e interesuar për shërbimet e egjiptianit Real Madrid, gjithmonë duke u bazuar në mediat e Spanjës thuhet se ndjehet një jo nga drejtuesit e klubit mbretëror kur pyeten rreth transferimit të Salahut në Santiango Bernabeu.