Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e do me çdo kusht Bellerinin

Barcelona raportohet se ka përshpejtuar procedurat për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Pas vazhdimit të kontratës pritej edhe qëndrimi i Bellerinit në Londër, por pas kthimit të familjes së tij në Spanjë, kanë nisur raportimet se Barcelona dëshiron blerjen e tij.

Sipas The Independent, familja e Bellerinit ka vendosur të kthehet në vendlindje – përkundër dëshirës së Arsenalit për mbajtjen e tij – por Barcelona dëshiron transferimin e mbrojtësit sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Katalunasit do të dërgojnë një ofertë prej 45 milionë funteve kah fundi i muajti qershor.