Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e do Boatengun dhe Sensin e Sassuolos

Barcelona është e gatshme të transferojë Kevin-Prince Boatengun nga Sassuolo, por atij mund t’i bashkohet edhe bashkëlojtari Stefano Sensi.

“Sky Sport Italia” raportoi sot se Boatengu është shumë afër kalimit në Camp Nou në formë huazimi prej 2 milionë eurosh, me opsionin për transferim të përhershëm në fund të sezonit. Për këtë transferim Barça duhet të shtojë edhe tetë milionë euro tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se Boatengu është përshëndetur me bashkëlojtarët sot dhe pritet të kryejë testin mjekësor nesër.

Gjithsesi, “SportMediaset” raporton se Boatengu s’është lojtari i vetëm i Sassuolos të cilin e do Barça.

Raportohet se klubet janë në bisedime edhe për mesfushorin Sensi, por vetëm për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçari po kërkohet edhe nga Milani.