Liverpooli dhe Chelsea kanë dhuruar paraqitje të zbehtë dhe kanë barazuar në kuadër të xhiros së 21-të të Premier Leagues së Anglisë. “Të kuqtë” dhe “blutë” të shtunën gjatë ditës, në hapje të vikendit të Premier Leagues angleze, barazuan pa gola në stadiumin “Anfield”.
Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Liverpooli dhe Chelsea kanë nga 29 pikë secili, teksa pozicionohen në mesin e tabelës.
Londinezët arritën që të shënonin në fillim të ndeshjes me Kai Havertzin, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, pas rishikimit të sistemit VAR. Në pjesën e dytë, te Chelsea debutoi ukrainasi Mykhailo Mudryk, që u ble nga Shakhtari për 89 milionë funte.
Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, bëri pritje të mirë ndaj transferimit tjetër nga Chelsea, Benoit Badiashile.
Nga ana tjetër, Cody Gakpo i Liverpoolit, që u transferua për 45 milionë funte, u mbajt i qetë. E testoi portierin Kepa Arrizabalaga në vetëm një rast.