Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi dëshmoi pse Chelsea e Liverpooli kanë nevojë për Caicedon

Chelsea u kthye nga disavantazhi për të barazuar 1:1 me Liverpoolin të dielën në hapje të Premier Leagues. Ndeshja ka treguar që të kaltrit kanë bërë tashmë progres nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino.

Në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit anglez, Luis Diaz kaloi në epërsi Liverpoolin. Ai shënoi pas një kundërsulmi të rrufeshëm në minutën e 18-të. Ndërkohë mbrojtësi Axel Disasi, shënoi debutimin te Chelsea me golin e barazimit. Realizoi nga afër për 1:1 në minutën e 37-të.

Të dy skuadrat kishin gola të anuluar nga VAR-i. Pjesa e parë ishte e hapur dhe me shumë raste. Dhe kjo dëshmoi se pse dy skuadrat po përpiqen të shpenzojnë mbi 110 milionë funte për të angazhuar mesfushorin defanziv, Moises Caicedo nga Brightoni.

Është raportuar se Caicedo ka zgjedhur të bashkohet me Chelsean para Liverpoolit. Ky mund të jetë sukses më i madh se barazimi i së dielës. Ndeshja derbi ka dëshmuar se të dy skuadrat kanë shumë nevojë për mesfushor defanziv të kalibrit të Caicedos.

Chelsea në fakt është dukur ekip tjetër me Pochettinon në stol. Ka luajtur me intensitet që rrallë është parë në “Stamford Bridge” në edicionin e kaluar, kur skuadra ndryshoi tre trajnerë.

Vendasit kanë dominuar në posedim dhe kanë mbajtur Liverpoolin prapa për periudhë të gjatë në lojë. Por sulmuesi i ri, Nicolas Jackson ka dështuar të përfshihet. Shansi më i mirë i tij erdhi në minutën e 71-të. Megjithatë Alisson Becker ishte më i suksesshëm.

Mesfusha e Liverpoolit, që tani përbëhet nga Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai ka dështuar ta kontrollojë lojën. Kjo ka dëshmuar se ekipi i Liverpoolit mund ta ndjej mungesën e përvojës së Fabinhos apo Jordan Hendersonit.

Edhe Chelsea fiton në fund derbin ndaj Liverpoolit Futboll Chelsea fiton në fund derbin ndaj Liverpoolit

Chelsea megjithatë ishte i cenueshëm në kundërsulme. Mohamed Salah goditi traversën para se Liverpooli të kalonte në epërsi. Salah më pas asistoi për Diazin që kaloi Liverpoolin para.

Salah mendoi se shënoi golin e dytë për Liverpoolin në minutën e 29-të, por VAR-i dëshmoi që ai ishte në pozitë jashtë loje.

Chelsea barazoi më pas, ndërsa një gol tjetër iu anulua për pozitë jashtë loje të Ben Chilwellit.